Vrasje në tentativë në Mitrovicë, goditet me sëpatë një burrë

Raporti 24-orësh i Policisë së Kosovës bën të ditur se të dyshuarit i janë konfiskuar sëpata, një pistoletë dhe jo vetëm. Ndërkaq viktima është jashtë rrezikut për jetë

Policia e Kosovës

Një i dyshuar kosovar ka goditur me sëpatë një burrë, të premten në Koshtovë të Mitrovicës.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës rasti është cilësuar si “Vrasje në tentativë”, gjersa bëhet e ditur se viktima ka pranuar tretman mjekësor. Ndërkaq, të arrestuarit i është konfiskuar edhe një armë.

“VRASJE NË TENTATIVË/ Fsh. Koshtovë, Mitrovicë 31.03.2023 – 13:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti kishte goditur me një sëpatë viktimën mashkull  kosovar. Viktima është dërguar në  tretman mjekësor dhe sipas mjekut është jashtë rrezikut për jetë. Nga i dyshuari është konfiskuar një pistoletë me pesë fishekë, një sëpatë dhe një moto-sharrë”, thuhet në raport.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari i arrestuar është dërguar në mbajtje.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika