Vrasje në tentativë në Pejë, i dyshuari ende në kërkim

Një person ka pësuar lëndime pasi i njëjti dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë të shtunën e 16 dhjetorit

Një person ka pësuar lëndime pasi i njëjti dyshohet se është goditur qëllimisht me veturë.

Rasti raportohet të ketë ndodhur në Pejë, të shtunën e 16 dhjetorit.

I njëjti në raportin 24-orësh të policisë është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur.

Sipas policisë, i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore.

Rasti vazhdon të hetohet.

Viktima mashkull kosovar (punëtor në pompë derivatesh) ka pësuar lëndime pasi që i njëjti, dyshohet se është goditur me veturë qëllimisht nga i dyshuari kosovar, dyshohet për shkak të një mosmarrëveshje verbale. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Pejë, ndërsa i dyshuari ka braktis veturën dhe ka ikur në drejtim të panjohur. Vetura është konfiskuar, ndërsa i dyshuari është në kërkim nga njësitet policore. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika