Vrasje në tentativë në Prishtinë, i dyshuari në arrati
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e së martës në Prishtinë, një person ka sulmuar fizikisht një person të gjinisë mashkullore. Në raportin 24-orësh thuhet se deri te rasti erdhi pas një mosmarrëveshjeje. Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar […]
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në mbrëmjen e së martës në Prishtinë, një person ka sulmuar fizikisht një person të gjinisë mashkullore.
Në raportin 24-orësh thuhet se deri te rasti erdhi pas një mosmarrëveshjeje.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas lëndimeve të marra, teksa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishek i kalibrit të panjohur.
I dyshuari gjendet në arrati.
Rasti në raportin 24-orësh është cilësuar si “Vrasje në tentativë”.
“Raportohet se pas një mosmarrëveshje i dyshuari mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull kosovar .Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Në vendngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja dhe një fishek i kalibrit të panjohur, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati”, thuhet në raportin 24-orësh.















