Vrasje në tentativë në Prishtinë, nuk raportohet për të lënduar

Në raportin e përditshëm të policisë është raportuar për një vrasje në tentativë në Prishtinë. Nuk raportohet për të lënduar, rasti vazhdon të jetë nën hetim

Të enjten rreth orës 11:18, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh thuhet se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar katër gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur.

Nga ky rast nuk raportohet për të lënduar, teksa është nën hetime.

“Njësitet policore pas pranimit të informatës për të shtëna me armë zjarri, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur e konfiskuar  4 gëzhoja, të cilat dyshohet se kanë mbetur si pasojë e të shtënave me armë zjarri nga një veturë në drejtim të një veture tjetër, të cilat ishin larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika