Vrasjet e grave në Kosovë, Haxhiu thotë se dorëheqja e saj nuk i zgjedh problemet

Nëse problemi i vrasjeve të grave në Kosovë zgjidhet përmes dorëheqjes së ministres së drejtësisë, ministrja Haxhiu ka thënë se është e gatshme ta bëjë një gjë të tillë

Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se është e gatshme të japë dorëheqje, nëse përmes saj zgjedhet problemi i vrasjeve në Kosovë.

Në një konferencë për media, Haxhiu ka thënë se jeta e grave për të është më e rëndësishme dhe se dorëheqja mund të jepet në rastet kur personi përgjegjës e ka obligim të kryejë një detyrë dhe nuk e ka kryer.

Ajo ka thënë se prej pasluftës nuk ka ministre që është angazhuar më shumë në këtë drejtim.

“Nëse dorëheqja do e zgjedhte problemin, as nuk do e kisha menduar, a e zgjedh problemin nëse sot jap dorëheqje, nëse e zgjedh unë jap. Nuk ka ministri pas luftës që është angazhuar më shumë në këtë drejtim. Kur kam marrë detyrën e ministres së drejtësisë që të shoh se cilat janë detyrat që kanë kryer më herët ministrat e drejtësisë. Për mua jeta e grave është më e rëndësishme, dorëheqje mund të kemi në rastin kur personi përgjegjës e ka obligim të kryejë një detyrë dhe nuk e ka kryer. Ne kemi raste kur nuk është lëshuar urdhërmbrojtësi me kohë dhe viktima është vrarë, në këto raste nëse nuk ka masa disiplinore, atëherë kjo inkurajon zyrtarët tjerë që të mos kryejnë detyrat si duhet”, ka deklaruar Haxhiu.

Vrasjet e grave, Haxhiu: Shteti dhunuesin po e shndërron në vrasës

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika