Vrasjet e grave, Prokurorive u duhet më shumë se 1 vit kohë për ngritje të aktakuzave

Prokuroria Themelore në Prishtinë, edhe pas 5 muajve nuk ka ngritur aktakuzë për vrasjen e Liridona Ademajt. Kjo prokurori ka vazhduar të heshtë në ofrimin e përgjigjeve se deri ku kanë shkuar hetimet për këtë vrasje. Derisa praktika për vrasjet e grave në të kaluarën, tregon se prokurorëve iu duhet mbi 6 muaj e deri në 1 vit, për ngritjen e një aktakuze

Në fund të muajit nëntor të 2023, Kosova u trondit me një nga vrasjet më të rënda që ndodhi ndaj një gruaje.

Liridona Ademaj, u vra në makinë, teksa po kthehej nga një darkë që ishte së bashku me bashkëshortin e saj e fëmijët. E raportuar fillimisht si një grabitje, vetëm një ditë pas ngjarja morri tjetër kthesë. Bashkëshorti i saj Naim Murseli, u arrestua e ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet se kishte planifikuar e paguar vrasjen e gruas së tij.

Por, për këtë vrasje Prokuroria në Prishtinë ende nuk ka ngritur aktakuzë. Madje, asnjë informacion në lidhje me rrjedhën e hetimit për këtë vrasje, nuk ka treguar.

Ky institucion që nga e mërkura nuk ka kthyer përgjigje, në interesimin e televizionit për këtë rast. Labinot Leposhtica, hulumtues në BIRN thotë se prokuroria duhet jetë më transparente në rastet e tilla, porse nuk duhet ndikuar nga presioni publik për përpilimin e aktakuzës.

“Është kruciale që Prokuroria e shtetit që është duke u marr me trajtimin, hetimin e këtij rasti duhet të jetë transparente në punën e tyre, duhet ta njoftojnë publikun për stadine  hetimit në të cilën ndodhet rasti, kjo është dicka të cilën prokuroria e shtetit duhet ta përmbush me patjetër mirëpo, asesi nuk duhet të cenojnë, nuk duhet me lëshu pe që për hire të shpejtësisë në aspektin kohor të hetimit të lëshojnë pe nga cilësia e hetimit”, tha Labinot Leposhtica nga BIRN.

Se organi i akuzës duhet të jetë më efektiv në rastet e krimeve të rënda, e thotë edhe ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala. Ai tregon se prokurorët kanë kohë deri në 2 vjet për hetime.

“Të gjitha ato lëndë që janë lëndë me vepra të lënda, kanë prioritet dhe prokuroria u jep rëndësi të vecantë këtyre, me siguri por ndodhë që smund të i kryej hetimet, psh me këto raste të rënda kemi të bëjmë edhe me shumë ekspertiza, shpesh ndodhë që ato eksperiza nuk bëhen në Kosovë, sepse nuk kemi ekspert të lamisë përkatëse”, tha Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit.

Mbi 1 vit kohë për të përpiluar aktakuzën, iu deshtë edhe Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për vrasjen e rëndë të 18 vjecares Marigona Osmani. Vrasja kishte ndodhur në gusht të vitit 2021, derisa aktakuza ishte dërguar në Gjykatë në qershor të vitit 2022.

E plot 7 muaj i ishte dashur edhe Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për aktakuzën e vrasjes së rëndë të Armanda Aliut, nga bashkëshorti i saj, Bajram Veliaj. Vrasjen duke qëlluar 14 herë në trupin e gruas së tij, Veliaj e kishte kryer në gusht të 2019, e aktakuza ishte ngritur në vitin pas.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika