Vrasjet me armë, shkaku kryesor i vdekjeve te të rinjtë amerikanë

Vrasjet me armë i paraprijnë aksidenteve me makina te të rinjtë amerikanë

Sipas një studimi të ri, armët kanë tejkaluar aksidentet me makina për t’u bërë shkaku kryesor i vdekjes së fëmijëve dhe adoleshentëve amerikanë, në vitin 2021.

Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, tregojnë se më shumë se 4,300 të rinj amerikanë vdiqën nga lëndimet me armë zjarri në vitin 2020. Ndërsa, vetëvrasjet kanë kontribuuar në shifra, transmeton “BBC NEWS”.

Më shumë se 390 milionë armë janë në pronësi të civilëve amerikanë.

Ilustrim

Kultura e armëve të Amerikës- në shtatë tabela

Sipas hulumtimit të botuar në ‘New England Journal Medicine”, rritja e vdekjeve të lidhura me armë mes amerikanëve të moshës 1-19 vjeç, ishte pjesë e një rritje të përgjithshme prej 33.4% të vrasjeve me armë në të gjithë vendin. Sipas studimit, vrasjet ndikojnë në mënyrë dispropocionale te të rinjtë amerikanë. Gjatë periudhës së njëjtë kohore, shkalla e vetëvrasjeve me armë zjarri në SHBA u rrit prej 1,1%.

Shkalla e përgjithshme e vdekjeve nga armët për të gjitha arsyet

Numri i vrasjeve të paqëllimshme dhe të papërcaktuara dhe vetëvrasjeve te fëmijët dhe adoleshentët u rrit me 29.5%,  dhe është më shumë se dyfishi i popullatës më të gjerë. Në një letër kërkimore të botuar thuhet: ‘Ne vazhdojmë të dëshirojmë që të mbrojmë të rinjtë tanë nga një shkak i parandalueshëm i vdekjes’.

Sipas artikullit të “BBC NEWS”, shkalla e vdekjeve të lidhura me armët për 100,000 mijë banorë, u rrit mes burrave dhe grave, në të gjithë demografinë etnike mes 2019-2020, me rritjen më të madhe në mesin e amerikanëve me ngjyrë.

Ilustrim

Në vitet e kaluara, vdekjet e lidhura me armë ishin të dytat pas aksidenteve me makinë, të cilat ishin shkaku kryesor i vdekjeve te të rinjtë amerikanë. Numri i vdekjeve me makinë ka rënë me kalimin e kohës, në vitin 2020 rreth 3,900 amerikanë nën moshën 19 vjeçare vdiçën si pasojë e përplasjeve me makina.

Incidentet e mbidozave të drogës dhe helmimeve u rritën me 83.6% mes viteve 2019-2020 dhe tani janë shkaku i tretë kryesor i vdekjeve në atë grupëmoshë. Ndërsa, dhuna me armë në SHBA është rritur që nga fillimi i pandemisë COVID-19.

Lidhur me këtë rast në letrën e hulumtimit thuhet: ‘Arsyet e rritjes janë të paqarta. Nuk mund të supozohet se vdekshmëria e lidhur me armët e zjarrit do të kthehet më vonë në nivelet para pandemisë”.

Një studim tjetër i botuar në ‘Annals of Internal Medicine”, në shkurt, zbuloi se 7.5% milionë të rritur amerikanë u bënë pronarë të armëve për herë të parë, gjatë periudhës së pandemisë janar-prill 2021.

Përkthyer dhe përshtatur nga RTV Dukagjini

 

 

 

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika