Japonia ekzekutoi të premten një burrë, pasi ai u shpall fajtor për vrasjen e pesë personave. Ky është ekzekutimi i parë i këtij lloji që nga zgjedhja e Sanae Takaichi si kryeministre, tetorin e kaluar.
Gjykata kishte konfirmuar dënimin me vdekje të 58-vjeçarit Sunao Takami në vitin 2016 dhe ai u ekzekutua të premten, duke u bërë “personi i parë i ekzekutuar në Japoni që nga qershori 2025”, raportoi agjencia japoneze Kyodo News.
Ai u shpall fajtor për derdhjen e benzinës në dyshemenë e një salle pachinko më 5 korrik 2009. Të paktën 10 persona të tjerë mbetën të plagosur nga sulmi.
“Urdhërova ekzekutimin pas një shqyrtimi të kujdesshëm dhe të hollësishëm”, u tha gazetarëve ministri i Drejtësisë, Hiroshi Hiraguchi, pas ekzekutimit.
Takahiro Shiraishi, 34 vjeç, ishte personi i fundit i ekzekutuar në Japoni, në qershor 2025, për “vrasjen, copëtimin dhe fshehjen e trupave të nëntë personave” në Zama, në prefekturën Kanagawa, pranë kryeqytetit Tokio.
Vlen të theksohet se në vitin 2024, një gjykatë japoneze shpalli të pafajshëm Iwao Hakamata, pasi kishte kaluar më shumë se katër dekada në pritje të ekzekutimit./Euronews