Vriten gjashtë shkencëtarë iranianë në sulmet izraelite
Gjashtë shkencëtarë iranianë të përfshirë në programin bërthamor të vendit janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli, raportoi të premten agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim. Në mesin e të vrarëve janë emra të njohur të botës shkencore në Iran, përfshirë Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike të Iranit, si dhe […]
Gjashtë shkencëtarë iranianë të përfshirë në programin bërthamor të vendit janë vrarë gjatë sulmeve ajrore të ndërmarra nga Izraeli, raportoi të premten agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Tasnim.
Në mesin e të vrarëve janë emra të njohur të botës shkencore në Iran, përfshirë Fereydoun Abbasi, ish-kreu i Organizatës për Energji Atomike të Iranit, si dhe Mohammad Mehdi Tehranchi, fizikant dhe ish-rektor i Universitetit Islamik Azad.
Më herët gjatë ditës, edhe udhëheqësi suprem iranian, Ayatollah Ali Khamenei, konfirmoi se një numër komandantësh ushtarakë dhe shkencëtarësh kishin humbur jetën si pasojë e sulmeve të koordinuara izraelite.















