Vritet me armë zjarri një 29-vjeçar në Pogragjë të Gjilanit, i dyshuari në kërkim

Një 29-vjeçar ka mbetur i vrarë si pasojë e të shtënave me armë zjarri, të dielën mbrëma në fshatin Pogragjë të Gjilanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar për Dukagjinin se informatën për të shtënat e ka pranuar rreth orës 19:30.

Sipas Policisë, viktima i lindur në vitin 1997 ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, ku vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Ndërkaq, një person i dyshuar, i njohur për Policinë, është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se është larguar nga vendi i ngjarjes pas kryerjes së veprës.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme për lokalizimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të fundit nga rubrika