Vritet me armë zjarri një polic në Fier

Të shtëna me armë zjarri janë shënuar këtë të hënë në qytetin e Fierit, ku sipas raportimeve të medieve nga Shqipëria bëhet e ditur se ka ndërruar jetë një punonjës policie.

Sipas policisë, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit që polici pati me shtetasin me inicialet A.M., në fshatin Baltëz.

Në momentin e ngjarjes, polici ishte jashtë shërbimit, por i veshur me uniformë policie, duke shkuar për të marrë turnin.

Ende nuk dihen rrethanat e sakta të ngjarjes.

Nga informacionet e deritanishme dyshohet se autori është larguar me një automjet ngjyrë blu.

Policia dhe grupi hetimor kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë punën për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

“Rreth orës 13:15, në fshatin Baltëz, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, shtetasi A. M. ka vrarë me armë zjarri shtetasin N. C., punonjës policie i Forcës së Posaçme ‘Shqiponja’ të DVP Fier, jashtë shërbimi, por i veshur me uniformën e Policisë, pasi shkonte për të marrë shërbimin.

Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, Forca Kombëtare e Sigurisë, Reparti Special ‘RENEA’, të cilat kanë rrethuar zonën dhe vijojnë punën për kapjen e autorit.

Grupi hetimor dhe drejtues të Departamentit të Policisë Kriminale, në drejtimin e Prokurorisë, po punojnë për sqarimin e rrethanave dhe për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje”, thuhet në njoftimin e policisë./ Euronews Albania

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika