Vritet me snajper një 22-vjeçar në Vlorë
Një plumb në kokë i mori jetën 22-vjeçarit, Gëzim Sinomataj, mbrëmjen e së dielës në Vlorë. I riu dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë pallatit ku ai jetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në lagjen “Hajro Çakërri”. 22-vjeçari Sinomataj kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin […]
Një plumb në kokë i mori jetën 22-vjeçarit, Gëzim Sinomataj, mbrëmjen e së dielës në Vlorë. I riu dyshohet se u qëllua me snajper nga një ndërtesë përballë pallatit ku ai jetonte. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 22:00 në lagjen “Hajro Çakërri”.
22-vjeçari Sinomataj kishte dalë në ballkonin e shtëpisë së tij në katin e tretë për të pirë cigare, kur u qëllua për vdekje. Vrasja e të riut dyshohet të jetë e mirëorganizuar. Pas ngjarjes, autorët u larguan me një makinë BMW, e cila rreth 1 orë më pas u gjet duke u djegur në lagjen “24 Maji”.
Mbetet e paqartë nëse hetuesit kanë arritur të gjejnë të dhëna të cilat mund t’i ndihmojnë në identifikimin e autorëve të kësaj ngjarjeje të rëndë. Deri në këto momente në polici mësohet se janë shoqëruar të paktën 10 persona./TvKlan















