Vritet një 71-vjeçare nga Kosova në Cyrih, tre zviceranë arrestohen
Një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova, e cila jetonte në Zvicër, është vrarë pas mesnate në Cyrih. Policia ka arrestuar tre të dyshuar, një grua dhe dy burra, të gjithë zviceranë, të moshave 48, 51 dhe 27 vjeç. Motivi i vrasjes ende nuk është bërë i ditur. “Tre persona që ndodheshin në ndërtesë janë […]
Një grua 71-vjeçare me origjinë nga Kosova, e cila jetonte në Zvicër, është vrarë pas mesnate në Cyrih.
Policia ka arrestuar tre të dyshuar, një grua dhe dy burra, të gjithë zviceranë, të moshave 48, 51 dhe 27 vjeç.
Motivi i vrasjes ende nuk është bërë i ditur.
“Tre persona që ndodheshin në ndërtesë janë arrestuar përkohësisht: një grua zvicerane dhe dy burra zviceranë, të moshave 48, 51 dhe 27 vjeç. Motivi, mënyra e kryerjes dhe rrethanat e tjera të krimit nuk janë ende të qarta dhe po hetohen nga Policia e kantonit të Cyrihut dhe Prokuroria për Krime të Rënda. Në vendngjarje, bashkë me policinë, ishin angazhuar shërbimi i urgjencës i Spitalit Limmattal, Instituti i Mjekësisë Ligjore i Universitetit të Cyrihut, Instituti Forenzik i Cyrihut dhe një institucion privat funeral”, thuhet në njoftimin e Policisë.















