Vritet një grua në Prishtinë, dyshohet me armë zjarri

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Prishtinë. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinë, Flora Ahmeti. Sipas saj, mbështetur në informacionet e para, dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri

Një vrasje e rëndë ka ndodhur këtë të mërkurë në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë, ku dyshohet se si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një grua.

Për Dukagjinin lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka bërë të ditur se gruaja është gjetur pa shenja jete në një veturë.

“Rreth orës 20:20, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën ‘Dalip  Alshiqi’ në Prishtinë. Policia, si dhe mjekët emergjentë, menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku në një veturë kanë hasur një person pa shenja jete. Vdekjen e viktimës (femër) e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

Sipas informacioneve të para të Policisë, “dyshohet se bëhet fjalë për vrasje me armë zjarri”.

Policia, në koordinim me Prokurorinë, tashmë kanë nisur hetimin dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore dhe të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes, si dhe sqarimin e plotë të rastit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika