Vritet zyrtari i lartë rus në Kherson

Zyrtari i lartë, Kirill Stremousov, i emëruar në Kherson nga Rusia, ka vdekur në një aksident automobilistik. Ndërkaq, guvernatori i Khersonit, Vladimir Saldo, ka thënë se zëvendësi i tij ishte vrarë

Kirill Stremousov , zëvendësgurvernator në Kherson

Zëvendësguvernatori i Khersonit, Kirill Stremousov, i emëruar nga Rusia në Kherson, ka vdekur në një aksident automobilistik, kanë thënë zyrtarët lokalë.

Stremousov, 45 vjeç, ishte emëruar në detyrën e tij, dy muaj pas pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërsa, guvernatori i Khersonit, Vladimir Saldo, po ashtu i emëruar nga Rusia, ka thënë se zëvendësi i tij ishte vrarë, por zyrtarët ukrainas kanë shprehur skepticizëm në lidhje me raportet, të cilat nuk mund të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Saldo ka shtuar se zyrtari i vdekur kishte lënë pas pesë fëmijë dhe ishte në pritje të fëmijës së gjashtë.

Kherson, e vetmja qendër rajonale ukrainase e kapur nga trupat ruse pas pushtimit të shkurtit, shtrihet në bregun perëndimor të lumit Dnipro dhe është vënë në shënjestër nga një kundërofensivë ukrainase.

Stremousov ishte i njohur në mediat sociale për përditësimet e tij të rregullta mbi kushtet në vijën e frontit, raporton BBC.

Në javët e fundit, ai iu kishte kërkuar civilëve të kalonin lumin përballë avancimit ukrainas, duke thënë se “ka shumë gjasa” që forcat ruse të largoheshin tërësisht nga bregu perëndimor.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika