Vuçetaj: Të dyshuarit për plagosjen në Pejë janë identifikuar, nuk dihet motivi
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka dhënë detaje lidhur me rastin e plagosjes së një personi, që ndodhi mëngjesin e së dielës brenda një lokali në qytetin e Pejës. Ajo bëri të ditur se, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë identifikuar të dyshuarit për këtë rast, por se deri […]
Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka dhënë detaje lidhur me rastin e plagosjes së një personi, që ndodhi mëngjesin e së dielës brenda një lokali në qytetin e Pejës.
Ajo bëri të ditur se, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës, janë identifikuar të dyshuarit për këtë rast, por se deri më tani ende nuk është arritur arrestimi i tyre.
Kryeprokurorja shtoi se motivi i plagosjes ende nuk është i qartë, për shkak të ndjeshmërisë së rastit dhe gjendjes shëndetësore të viktimës, e cila po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).















