Vuçeviq: Deri në orën 14:00 do të përfundojmë dislokimin e njësive ushtarake, shpresojmë në zgjidhje politike

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se deri në orën 14:00 do të përfundojë dislokimi i plotë i njësive ushtarake në afërsi të kufirit me Kosovën. Ushtria mbetet në gjendje të gatishmërisë luftarake dhe veprimi është në përputhje me urdhrin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Ministri i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Millosh Vuçeviq, deklaroi se dislokimi i plotë i formacioneve të njësive ushtarake do të përfundojë deri në orën 14:00, afër kufirit me Kosovën.

Kjo sipas tij, do të bëhet në përputhje me urdhrin e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, që u lëshua të premten dhe se ushtria mbetet në gjendje të gatishmërisë luftarake.

“Forcat e KFOR-it- më duket si një unazë që forcon mbrojtjen e policisë së Kosovës ndaj duarve të zhveshura…Sot ambasadori amerikan në Prishtinë ftoi këta kryetarë të vetëshpallur komunash të zgjedhur në zgjedhjet e kontejnerëve, prej të cilëve dy u përgjigjën – dy nga ‘partia e Thaçit’ (PDK), dy nga ajo e Kurtit, jo”, ka than ai, shkruan N1.

Vuçeviq ka thënë se i takon politikës dhe diplomacisë për të gjetur një zgjidhje politike, duke shtuar se shefi i Shtabit të Përgjithshëm i ushtrisë serbe është në komunikim me komandantin e KFOR-it, i cili i ka thënë se “KFOR-i do të sigurojë paqen dhe nuk do të lejojë që policia e Kosovës të përplaset me protestuesit serbë”.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika