Vuçeviq: KFOR-i është prezent në Kosovë, prioritet duhet të jetë rezistenca civile

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq, ka theksuar se me praninë e forcave të KFOR-it në Kosovë, prioritet duhet të jetë fokusimi në forcimin e rezistencës civile për mbrojtjen e interesave të komunitetit serb

Kryeministri serb, Millosh Vuçeviq.

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, ka thënë se “Beogradi është i gatshëm për dialog me Prishtinën”, dhe se çdo gjë tjetër çon në një “qorrsokak”.

Vuçeviq ka theksuar se nuk duhet të harrojmë se KFOR-i është i pranishëm në Kosovë, si dhe se jemi të rrethuar nga vendet anëtare të NATO-s, duke shtuar se prioritet duhet të jetë fuqizimi ekonomik i komunitetit serb në Kosovë dhe ofrimi i rezistencës civile.

“Serbët duhet të jenë të mençur, ne duhet të jemi të durueshëm dhe taktikë dhe të mos i zbulojmë të gjitha letrat”, ka thënë ai, transmeton Tanjug.

Në lidhje me ndalimin e importit të mallrave serbe në Kosovë, Vuçeviq theksuar se qëllimi i tyre është mbështetja për serbët.

Ai gjithashtu ka theksuar se është e rëndësishme të ruhen serbët në Kosovë dhe të rritet presioni ndaj komunitetit ndërkombëtar për të arritur një zgjidhje.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika