Vuçiq anulon vizitat jashtë vendit për shkak të “situatës” në Kosovë

Mediat serbe kanë bërë të ditur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka ndaluar vizitat jashtë vendit për shkak të "situatës" në Kosovë. Ndërsa pasditen e së premtes do të takohet me emisarin Lajçak

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq





Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka anuluar të gjitha vizitat jashtë vendit për shkak të “situatës” në Kosovë, raporton “Tanjug” duke iu referuar njoftimit të Presidencës së Serbisë.

Vuçiq i ka kërkuar falje presidentit të Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi, për anulimin e pjesëmarrjes së tij në takimin COP 27, i cili mbahet në Sharm el-Sheikh duke filluar nga 7 nëntori.

Ndërkaq, i pari i Serbisë sot (e premte) do të takohet me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, takim ky i cili do të fillojë në orën 18:30, raporton “Danas”.

Ndërkaq seanca e Qeverisë së Serbisë do të mbahet të shtunën e 5 nëntorit në të cilën Vuçiq do të informojë anëtarët e qeverisë për “situatën”në Kosovë, raportojnë mediat serbe.

Ndryshe, të enjten e 3 nëntorit, drejtori Rajonal i Policisë në Mitrovicë të Veriut, Nenad Gjuriq, është suspenduar nga pozita e tij për shkak se ka refuzuar ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për shpërndarjen e fletëve qortuese për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

Ndërsa, mbrëmjen e dy nëntorit, në Jasonevik të Zubin Potokut është sulmuar stacioni i Policisë së Kosovës.

Nga incidenti asnjë person nuk ka mbetur i lënduar, përderisa plumbi është gjetur në rrethojën e stacionit.

Autorët janë akoma të panjohur për organet e rendit.

Sulmohet me armë zjarri stacioni i Policisë së Kosovës në Zubin Potok

 





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika