Vuçiq bënë thirrje që të arrestohen “protestuesit e dhunshëm”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka publikuar një foto në rrjetin e tij social në “Facebook” duke thënë se duhet të ruhet paqja dhe të arrestohen protestuesit e dhunshëm.

“Momente pushimi në Presidencë. Është e rëndësishme që të ruajmë paqen, të arrestojmë dhunuesit dhe të sigurojmë një të ardhme për fëmijët tanë”, ka shkruar Vuçiq.

Tutje ai ka thënë se është gjithmonë gati për të mbrojtur stabilitetin e Serbisë dhe bënë thirrje për përmbajtje.

“Të dashur miq, dua që ta dini se jam gjithmonë në vendin tim të punës dhe gati për të mbrojtur stabilitetin e vendit, për të bërë thirrje për përmbajtje, por edhe për të ruajtur pa mëdyshje vendin”.

Ai ka përfunduar duke shijuar mollën dhe duke thënë se është një dhe i vetmi në Serbi.

“Serbia jonë. Një dhe i vetëm”, ka përfunduar Vuçiq.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika