Vuçiq bisedë telefonike me Blinken, flasin për dialogun Kosovë – Serbi

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka njoftuar se ka zhvilluar bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Anthony Blinken.

Vuçiq, bëri të ditur se me Blinken kanë biseduar për situatën në Kosovë dhe dialogun mes dy shteteve.

“Kemi shkëmbyer mendime për dialogun Beograd-Prishtinë dhe veçanërisht theksova se paqja dhe stabiliteti në të gjithë rajonin dhe një e ardhme e sigurt ekonomike janë synimet kryesore për të gjithë njerëzit që jetojnë në Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tha se me Blinken kanë rënë dakord që Serbia dhe ShBA-të kanë mundësi të shumta për të përmirësuar partneritetin dhe bashkëpunimin dypalësh në fusha të ndryshme.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika