Vuçiq: Do t’i kërkojmë KFOR-it ta lejojë hyrjen e ushtrisë serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244

Presidenti Serb, Aleksandar Vuçiq në një konferencë për media ka thënë se do të bëjë një shkresë për KFOR-in, ku do të kërkoj kthimin në Kosovë të 1 mijë pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë së Serbisë sipas Rezolutës 1244

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kanë marrë vendim që t’i kërkojnë KFOR-it që të lejojë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë në përputhje me Rezolutën 1244.

“Është rënë dakord për një tekst që do t’i dërgohet komandantit të KFOR-it për të siguruar dislokimin e pjesëtarëve të ushtrisë dhe policisë serbe në Kosovë që parashihet në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së”, ka deklaruar Vuçiq.

Me tej, Vuçiq ka thënë se për ish-policin e Kosovës, Dejan Pantiq, nuk do të dorëzohen por, do të luftojnë.

“Nuk ka dorëzim dhe nuk do të ketë dorëzim. Këtë le ta dinë të gjithë ata që vijnë tek unë në ditët në vijim. Unë nuk shqetësohem për çmimin që do të paguaj personalisht. Mesazhi im mbetet, nuk ka dorëzim dhe po i them Suzana Pantiqit dhe fëmijëve të saj se do të luftojmë për burrin dhe babanë e tyre”, ka kërcënuar Vuçiq.

“Sot është arrestuar Dejan Pantiq. Ai deri vonë ka qenë i veshur me uniformën e policisë së Kosovës. Ai është akuzuar nga i Ministër i Punëve të Brendshëm dhe disa të tjerë për terrorizëm”.

“Ishte dita kur kishim një Samit në Tiranë dhe kur ata u përpoqën të bënin diçka që nuk kishin të drejtë ta bënin. Pantiq bëri një krim të vërtetë, vetëm se ata nuk e dinin. Ai jeton në atë ndërtesë dhe po merrte bukë në shtëpinë e tij. Shërbimet tona e kanë hetuar seriozisht të gjithë rastin. Asnjëherë nuk mund të prisni të nesërmen me siguri sepse nuk e dini se çfarë do të ndodhë me ta, është në mendjen e tij”, ka shpjeguar Vuçiq rastin Pantiq-it.

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla ka thënë se ish-pjesëtari i MUP-it i arrestuar këtë të shtunë, Dejan Pantiq, sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyrat e KKZ-së në Veri të Mitrovicës.

Përmes një postimi në Facebook, Sveçla ka thënë se Pantiq akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues.

“Policia e Kosovës sot ka ndaluar në Pikën Kufitare në Jarinje ish zyrtarin policor, ish pjesëtarin e MUP-it i cili ishte integruar më parë në Policinë e Kosovës, Dejan Pantiç. I ndaluari sipas dëshmive të Policisë së Kosovës ka organizuar sulmin terrorist në zyret e KKZ-së në veri të vendit me ç’rast ishin sulmuar zyrtarët e KQZ-së dhe zyrtarët policor. Pantiç akuzohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm kundër rendit kushtetues”, ka shkruar Sveçla.

https://www.dukagjini.com/svecla-per-pantiq-sipas-deshmive-ka-organizuar-sulmin-terrorist-ne-zyrat-e-kkz-se-ne-veri-te-vendit/

Krahas kësaj, ai ka thënë se bllokimi i rrugëve është organizuar me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë.

“Grupe ekstremiste me qëllim të parandalimit të vendosjes së drejtësisë janë organizuar në bllokim të disa rrugëve dhe ngritje të barrikadave në Leposaviç, Zveçan dhe Zubin Potok. Ftoj të gjithë qytetarët për ruajtje të qetësisë e në veçanti qytetarët tanë të etnisë serbe që të mos bëhen pjesë e organizimeve të grupeve kriminale në Veri”, ka shkruar Sveçla.

 

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika