“Vuçiq duke e blerë gazin rus, po e financon luftën e Putin-it”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e presidentit rus, Vladimir Putin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq duke blerë gazin rus po e financon luftën e presidentit rus, Vladimir Putin.

Kështu është shprehur ajo teksa ka reaguar pas deklaratës së presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, se ka siguruar një marrëveshje me homologun e tij rus, Vladimir Putin, lidhur me furnizimin e gazit rus.

Vuçiq, pas një bisede telefonike me homologun e tij rus, Vladimir Putin, ka thënë se Serbia do të ketë një çmim të favorshëm për gazin rus. Ai ka njoftuar për një marrëveshje që do të nënshkruhet dhe do të jetë trevjeçare, lidhur me furnizimin e kësaj lënde.

Me anë të një postimi në llogarinë e saj në Twitter, Osmani ka theksuar se vendimi i qëllimshëm i Vuçiqit për të marrë anën e Rusisë është një goditje për perspektivat e Serbisë për të ecur në rrugën e Bashkimit Evropian.

“Ai ka zgjedhur të bashkohet me një kriminel lufte dhe të financojë luftën e Putin-it, mbi një Evropë të bashkuar, paqësore dhe të begatë. BE nuk mund të injorojë më rrugën shkatërruese që ka marrë”, ka shkruar Osmani.

Lidhur me këtë, kishte reaguar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Ata as nuk duhet të takohen më, marrëveshjet mes Putinit dhe Vuçiqit tani arrihen përmes bisedave telefonike”, ka shkruar Kurti në Twitter, duke shtuar deklaratën e Vuçiqit në lidhje me Kosovën pas takimit të tij të 19-të me Putinin në Soçi më 25 nëntor 2021.

Ndërkaq, çmimi i gazit që Serbia do të blejë aktualisht është tri herë më i ulët sesa çmimi me të cilin e blejnë këtë lëndë shtetet e tjera evropiane.

Ndërkaq, në dimër ky çmim do të jetë dhjetë deri në 12 herë më i ulët.

Vuçiq ka theksuar se bashkë me Putinin janë pajtuar për çmimin për furnizimin e 2.2 miliardë metër kubikë gaz në vit dhe shtoi se Serbisë i duhen edhe 800 milionë metër kubikë për shkak të zhvillimit të industrisë.

Marrëveshja aktuale për furnizimin me gazin rus skadon më 31 maj.

Ndërkaq, ndonëse vendet perëndimore kanë vendosur sanksione të ashpra ndaj Rusisë për shkak të agresionit në Ukrainë, Serbia është i vetmi shtet në rajon që nuk u është bashkangjitur të njëjtave vendime.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika