Vuçiq e anulon konferencën për media, i bërtet Petkoviqit: “Çfarë do të flisni, kush ju dha leje?”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ia ka anuluar konferencën për media, drejtorit të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq, duke i thënë se nuk ka leje të flasë për çështjen e sulmit terrorist në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq e ka anuluar konferencën për media, ku pritej të fliste për sulmin terrorist në veri të Kosovës, drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, Petar Petkoviq.

Sic raportojnë mediat serbe, Vuçiq me tone të larta i është drejtuar Petkoviqit duke i thënë “Cfarë do të flisni ju, kush ju dha leje?”.

Sipas burimeve të mediave serbe, Vuçiq ka thënë se nëse duhet të flasë dikush është ai vetë.

“Vuçiq ishte i zemëruar me Petkoviqin sepse ai nuk e kishte konsultuar para se të caktonte konferencën për shtyp. Petkoviq e kishte thirr konferencën krye në vete, sepse si drejtor i Zyrës ka qenë logjike që ai t’i drejtohet mediave. Kur Vuçiq pa që Petkoviq do të fliste, ishte goxha nervoz dhe kërkoi të anulohej konferenca”, pohon një burim i Nova pranë partisë së Vuçiqit (SNS).

Vuçiq në nervozë e sipër e ka pyetur Petkoviqin se “çfarë do të thotë ai [Petkqoviqi] kur nuk ka kurrfarë informacionesh”.

“Vuçiq ka kërkuar qartë që Petkoviq të mos flasë sepse nuk ka çfarë t’u thotë qytetarëve. Situata ishte dramatike, për këtë foli edhe vetë Vuçiq në konferencë dhe për këtë arsye Petkoviqit iu kërkua të anulojë konferencën. Vuçiq madje u tregua i vrazhdë për një moment dhe i tha Petkoviqit, “çka do t’i thuash opinionit… Kush të dha leje?”, tha Vuciq.

Shija e redaktorit

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Të fundit nga rubrika