Vuçiq e Brnabiq: Deklarata e ambasadorit gjerman në Prishtinë është e rrezikshme, kërcënim për popullin serb
“Sa i përket barrikadave, qëndrimi është i qartë. Janë të paligjshme të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur nga ata që i kanë vendosur. KFOR-i është aty dhe KFOR-i ofron një ambient të sigurt e lëvizje të lirë. Jam optimist do të realizohet, shpresoj sa më parë të jetë e mundur, pasi e […]
“Sa i përket barrikadave, qëndrimi është i qartë. Janë të paligjshme të hiqen sa më shpejt të jetë e mundur nga ata që i kanë vendosur. KFOR-i është aty dhe KFOR-i ofron një ambient të sigurt e lëvizje të lirë. Jam optimist do të realizohet, shpresoj sa më parë të jetë e mundur, pasi e fundit që na duhet një përshkallëzim i mëtejmë i situatës”, kjo është deklarata e Ambasadorit gjerman në Kosovë Jorn Rohde, që ka thënë në KTV, që i ka nxitur reagimin krerëve të Serbisë
Presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrja Ana Brnabiq e kanë quajtur kërcënim për Serbë lokalë të Kosovës.
Presidenti i Serbisë ka reaguar duke akuzuar Gjermani se ajo ka pretendime për të dominuar në Ballkanin Perëndimor dhe është ajo që po e mbështe Kosovën.
Sipas Vuçiq-it ambasadori gjerman Jorn Rode në Prishtinë “është i njohur për pikëpamjet e tij antiserbe dhe ndërhyn në çdo gjë, duke filluar nga ajo se çfarë lloj fasule duhet të hahet në Mitrovicën e Veriut”.
“Deklarata e tij është e rrezikshme, është kërcënim për popullin serb”, ka vlerësuar Vuçiq.
Ndërsa Brnabiq ka thënë se deklaratat e kryediplomati gjermani janë skandaloze.
‘Së pari ju sot deklaruat se barrikadat duhet të hiqen dhe madje keni guxuar të jepni/urdhëroni afate (deri në Krishtlindje). Meqë ra fjala, ambasador, sqaroni: Krishtlindjet tuaja apo e jona?Vetëm po e dimë… Barrikadat janë për shkak të Dejan Pantiqit, a jeni në dijeni ambasador që sot është dita e 11-të që familja e tij nuk flet me të dhe që prej 11 ditësh askush, përfshirë EULEX-in. e di se ku është në të vërtetë? Ku ka mundësi tjetër se në geto e Kurtit?”, ka pyetur kryeministrja Brnbiq në Twitter.
Gjithashtu Ambasadori gjerman Jorn Rohde, ka reaguar duke thënë se të paraburgosurve duhet t’i ofrohet ndihma mjekësore dhe ligjore.















