Vuçiq e konfirmon se ka ‘kornizë të re për dialogun’

Konfirmohet se ekziston, ‘korniza e re e dialogut’ në mes të Kosovës dhe Serbisë, sepse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se ka lexuar por ende nuk e ka pranuar dhe ai nuk ka rrjedhur në publik nga pala serbe

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq





Të hënën e 19 shtatorit, Presidentin i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka konfirmuar se ka pasur në duart e tij një dokument (kornizës së re) për dialogun me Kosovën, të cilin e ka lexuar. Sipas tij, ai dukument i kishte ardhur nga këshilltarët e Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz.

“E lexova atë letër. Nuk mund të them se mbaj mend katër faqe pas pesëmbëdhjetë minutash leximi. Është e qartë se dokumenti nuk ka rrjedhë në publik nga pala serbe”. Se a është publikuar nga shqiptarët apo dikush tjetër, por i shkon për shtat të përdor mediat, nuk më intereson. Pavarësisht nëse kjo është plotësisht e vërtetë ose jo, nuk mund të mbaj mend çdo detaj, por e di se cilat ishin idetë e dikujt”, ka theksuar Vuçiq për TV Pink nga Nju Jorku.

Sipas të parit të Serbisë situata është shumë e komplikuar sepse është  probleme edhe nëse e pranohet një dokument i tillë apo refuzimi i tillë.

“Nëse pranojmë, kurrë nuk do të mund ta përjashtojmë më Kosovën nga Organizata e  Kombeve të Bashkuara (OKB)”, ka përfunduar ai.

Vuçiç e ka pranuar se e ka lexuar, por se nuk ka pranuar të flasë se a e pranon përmbajtjen e dokumentit, por ai thotë se “Ende nuk mundem, më dhemb koka”.

Sipas publikimit të Albanian Post, thelbi i “kornizës së re” të dialogut është se, marrëveshja duhet të arrihet deri në mesin e vitit 2023. Nuk do të nënkuptonte njohje formale të Kosovës si shtet nga Serbia, por përkohësisht do të mjaftonte që Serbia ta “pranonte” ekzistencën e Kosovës si realitet më vete juridiko-politik.

Sipas këtij teksti, Serbia duhet ta njohë zyrtarisht Kosovën pas 10 vitesh, kur “të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor janë në prag të anëtarësimit në BE”.

“Kosova dhe Serbia janë dy realitetet të ndara legale dhe politike që duhet të njihen si të tilla nga të gjitha palët në procesin e dialogut”, thuhet në dokumentin e pretenduar që “Albanian Post” thotë se e ka.

“Serbia nuk do të jetë e gatshme t’i bashkohet BE-së pa një normalizim komplet të raporteve politike, legale dhe diplomatike me Kosovën. Gjithsesi, duke pasur parasysh që pranimi i Serbisë në BE është akoma larg, në këtë fazë, Serbisë nuk do t’i kërkohet që ligjërisht ta njohë Kosovën”, thuhet në tekst.





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika