Vuçiq e lavdëron Republikën Serbe: Po e pengon njohjen e Kosovës nga Bosnja e Hercegovina

Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës vetëm për shkak të qëndrimit të Republikës Serbe në kuadër të këtij shteti, ka thënë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Vuçiq, i cili po qëndron në Republikën Serbe të Bosnjës, tha se Beogradi është mirënjohës ndaj këtij entiteti për raportet e afërta me Serbinë dhe për qëndrimin ndaj çështjes së Kosovës.

“Jemi shumë mirënjohës ndaj Republikës Serbe për afërsinë që ka ruajtur me ne, para së gjithash me qytetarët. Kemi arsye t’u jemi mirënjohës atyre. Vetëm falë Republikës Serbe, Bosnja dhe Hercegovina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, përndryshe në Sarajevë dhe Mostar mezi do të prisnin ta bënin këtë”, ka thënë Vuçiq sipas Blic përcjell Dukagjini.

Deklarata e presidentit serb vjen gjatë vizitës së tij në Republikën Serbe, ku ai po zhvillon takime dhe po merr pjesë në aktivitetet përkujtimore lidhur me operacionin “Oluja”.

Sipas Vuçiqit, pozicioni i Republikës Serbe brenda Bosnjës dhe Hercegovinës ka qenë vendimtar në ruajtjen e qëndrimit të këtij shteti për të mos e njohur Kosovën.

Vuçiç tha se “Unë as nuk kam arrestuar serbë dhe nuk i kam dorëzuar në Hagë, edhe pse kam pasur kërkesa nga Haga. As nuk kam lejuar që dikush të shkëpusë pjesë të territorit të Serbisë. As nuk kam marrë pjesë në dëbimin e popullit serb.”

Ai shtoi se disa njerëz “në fjalë paraqiteshin si nacionalistë të mëdhenj”, por sipas tij, kur vinin presione nga jashtë, vepronin ndryshe.

“Nuk lejojnë që gjuha serbe të jetë zyrtare në Mal të Zi”

Duke folur për termin “serbët e Kroacisë”, Vuçiq tha se kjo nuk është vetëm një përcaktim gjeografik, por një mënyrë për t’i vendosur serbët si pjesë të dikujt tjetër.

“Ne jemi ‘serbë të dikujt’, sepse gjoja i përkasim dikujt tjetër. Jo, ne jemi vetëm serbë, por kemi heshtur për dekada ndaj këtyre gjërave.”

Ai tha se në Mal të Zi rreth 50% e njerëzve flasin serbisht, por sipas tij gjuha serbe nuk mund të bëhet gjuhë zyrtare.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika