Vuçiq e përmend dorëheqjen, shkak besohet të jetë çështja e Kosovës

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka paralajmëruar dorëheqjen e tij për shkak të presionit ndërkombëtar për Kosovën

Presidenti serb. Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u ka thënë bashkëpartiakëve të tij se është gati të japë dorëheqje.

Ai e informoi kryesinë e partisë së tij për presionet e Perëndimit ndaj Serbisë në lidhje me Kosovën dhe menjëherë pas kësaj u largua nga selia e partisë.

Vuçiq tha se do të japë dorëheqje, nëse dikush tjetër mendon se mund të bëjë më mirë sa i përket çështjes së Kosovës.

Ai tha, “nëse populli i refuzon negociatat dhe nëse dikush mendon se duhet ta shkatërrojmë vendin ekonomikisht, do t’ua lërë udhëheqjen atyre që janë më inteligjentë” .

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika