Vuçiq flet pas takimit me zyrtarët evropianë: Faleminderit të gjithëve

"Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, kështu ka deklaruar presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq pas takimit me zyrtarët evropianë

Aleksandër Vuçiq, president i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq është deklaruar pas takimit me kryediplomatin evropian, Josep Borrell dhe emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Përmes një postimi në Instagram, Vuçiq i ka falënderuar qytetarët e Serbisë për përkrahjen e ofruar.

“Faleminderit të gjithëve që kanë besim në udhëheqjen e tyre shtetërore dhe që besojnë se do të bëjmë më të mirën për vendin tonë”, ka thënë ai.

Ndryshe, në Bruksel ka nisur takimi trepalësh, në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe shefit të BE-së për politikë të jashtme, Josep Borrell.

Nis takimi i përbashkët Kurti-Vuçiq dhe zyrtarët ndërkombëtarë

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika