Vuçiq: Formimi i Asociacionit është me “rëndësi prioritare”

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Pas një takimi në Beograd, ambasadori i Amerikës në Serbi, Christopher Hill dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, u pajtuan që formimi urgjent i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë “është me rëndësi prioritare”.

Kështu është bërë e ditur nga Presidenca e Serbisë, shkruan REL.

Vuçiq ka shkruar në profilin e tij në Instagram më 3 mars se ka informuar ambasadorin Hill për rundin e fundit të bisedimeve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili u mbajt më 27 shkurt në Bruksel.

Veç formimit të Asociacionit, Vuçiq ka thënë se “duhet shumë përpjekje, punë dhe diskutime për zgjidhjen e problemeve të akumuluara në jetën e përditshme të qytetarëve në Kosovë”.

Ai ka thënë gjithashtu se të premten ka biseduar edhe me ambasadorin britanik në Beograd, Shan McLeod, për hapat e mëtejshëm për ta formuar sa më parë Asociacionin.

Në takimin e së hënës, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u pajtuan për Propozimin Evropian – Marrëveshjen drejt normalizimit në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika