Vuçiq ka dhënë dorëheqje nga partia aktuale, formon Lëvizjen Popullore për Shtetin

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka nisur formimin e Lëvizjes Popullore për Shtetin dhe në periudhën e ardhshme do të vizitojë të gjitha anët e vendit.

Sipas Novosti-t, Vuçiq do të kërkojë mbështetjen e popullit për mbrojtjen e Serbisë dhe nga e shtuna e 11 marsit do të fillojë bisedimet me popullatën në jug të Serbisë, me shumë gjasa në Vranjë.

Në shtator të vitit të kaluar, Vuçiq e kishte shpallur krijimin e një lëvizjeje të madhe shtetformuese dhe kombëtare për mbijetesën dhe përparimin e Serbisë në gjashtë muajt e ardhshëm.

Ndërsa opozita e presidentit e ka vlerësuar si marketing për ta riemëruar partinë.

Kryetari i Lëvizjes së Qendrës Serbe, Zdravko Ponoš, ka vlerësuar se njoftimi i Vuçiqit për krijimin e një lëvizjeje të madhe shtetformuese dhe kombëtare paraqet një “ndërrim të puplave” dhe një përpjekje për të larë veten nga përgjegjësia për atë që ka bërë dhe për të hedhur të këqijat e tij që janë të lidhura me atë ujë të pistë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika