Vuçiq kërcënon: Do t’i përgjigjemi Kurtit

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuciç, ka ashpërsuar gjuhën e tij kundër shtetit të Kosovës.

Ai gjatë një tubimi elektoral në Uzhicë të Serbisë, duke aluduar në Kosovën, ka thënë se janë disa shtete në rajon që dëshirojnë ta kthejnë Serbinë në të kaluarën.

Si shpeshherë edhe kësaj radhe Vuçiq, ka përdorur gjuhë kërcënuese ndaj shtetit të Kosovës dhe Kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se do t’i përgjigjet këtij të fundit, për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve të tre prillit në Kosovë.

“Ekonomia jonë do të rritet më shpejt se të gjithë të tjerët, do t’i përgjigjemi edhe Kurtit. Serbia do ta mbrojë popullin e saj në Kosovë, që të zhvillohet dhe të përparojë. Para disa ditësh ata tentuan që ta shtyjnë Serbinë për ta njohur pavarësinë e Kosovës, ne nuk e bëmë këtë”, ka thënë Vuçiç.

Më 25 mars serbët  protestuan kundër vendimit të Qeverisë së Kosovës, që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, në territorin e Kosovës, sipas kërkesave të shtetit serb.

Ndërkaq, përmes një video-adresimi, kryeministri Kurti, duke ju drejtuar qytetarëve serb në gjuhën e tyre, kishte thënë që të mos ndikohen nga Qeveria e Beogradit. Kurti u ka bërë thirrje atyre për bashkëpunim, për siç ka thënë ai, forcimin e shtetit të Kosovës.

“Atyre nuk iu interesojnë të drejtat dhe përfitimi i serbëve në Kosovë. Ata përpiqen të destabilizojnë Kosovën për qëllimet e tyre zgjedhore, e ndoshta edhe për interesat luftëndjellëse të ndonjë fuqie të madhe. Prandaj qytetarë të dashur, ju ftoj që të ruani qetësinë dhe të besoni më shumë te Qeveria e Kosovës”, ka thënë Kryeministri Albin Kurti.

Shteti i Serbisë, ka kërkuar që të hapen vendvotimet në komunat me shumicë serbe brenda territorit të Kosovës.

Kurse Qeveria e Kosovës, ka thënë se qytetarët serbë mund të votojnë me postë ose në zyrën ndërlidhëse, por, që ky opsion nuk është pranuar nga pala serbe.

 Propagandon Vuçiq: “Policia do të qëllonte mbi serbët nëse do të organizonin zgjedhjet në Kosovë”

 Në një emision të Euronews Serbia, Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, ka thënë se një nga arsyet se pse, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk po i lejon zgjedhjet e Serbisë brenda territorit të Kosovës, është që 50 mijë votat e serbëve të Kosovës, të mos shkojnë për të.

Po ashtu, Vuçiq, në stilin e tij propagandues tashmë të njohur, ka deklaruar se nëse serbët e Kosovës njëanshëm do t’i organizonin zgjedhjet, Policia e Kosovës, do t’i vriste ata.

“Ne do t’u mundësojmë atyre që duan të votojnë në Serbinë qendrore. Nëse serbët fillojnë të organizojnë zgjedhjet, policia shqiptare do të qëllojë mbi ta. Në atë rast, do të kishim dhjetëra e qindra të vdekur”, ka deklaruar Vuçiq.

Pas protestës së serbëve në lidhje me zgjedhjet e tre prillit, Kryeministri Albin Kurti, u ka bërë thirrje atyre ta ruajnë qetësinë dhe ta shtojnë besimin në Qeverinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika