Vuçiq: Kurti do ta përdorë Këshillin e Evropës për padi kundër Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i shfrytëzojë institucionet e Këshillit të Evropës që të ngrejë padi për krime lufte ndaj Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do t’i shfrytëzojë institucionet e Këshillit të Evropës që të ngrejë padi për krime lufte ndaj Serbisë.

Duke komentuar paralajmërimin e Kurtit se Kosova do ta akuzojë Serbinë për krime lufte, Vuçiq tha se “Kurti ishte duke pritur që një shtet tjetër të bëjë padi, sepse Kosova nuk mund ta bëjë këtë, pasi nuk është një vend i njohur ndërkombëtarisht, kështu që dikush duhet ta bëjë në vend të tyre, e që është e vështirë”.

“Albin Kurti deri tash ka pritur që një shtet tjetër të ngrejë padi për gjenocid ndaj Serbisë, pasi Albin Kurti nuk është vend i njohur ndërkombëtarisht dhe nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare Penale. Mund të bëjë dikush në emër të tij dhe nuk është e lehtë kjo, është çështje shumë e vështirë politike. Pse po kërcënon tash? Për shkak të Këshillit të Evropës, për shkak të asaj që ia kanë mundësuar Dora Bakoyannis dhe shtetet perëndimore dhe do t’i përdorë institucionet e Këshillit të Evropës për të ngritur padi kundër Serbisë përmes tyre. Është pjesë e një plani masiv për presion dhe sulm ndaj popullit serb, për të cilin kam folur”, ka thënë Vuçiq pas vizitës në aeroportin ushtarak në Batajnicë.

Ai iu referua edhe deklaratave nga Bosnjë-Hercegovina, që i bëjnë thirrje Serbisë ta mbështesë rezolutën për Srebrenicë.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika