Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është shprehur skeptik se mund të ketë ndonjë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë për targat. Ai është shprehur i bindur se nga 1 shtatori Qeveria e Kosovës do të fillojë zbatimin e vendimit për ndryshimin e targave “KM”.

“Nuk ka dëshirë që Kosova të diskutojë për zgjidhje racionale dhe kompromisi. Ndoshta jam vetëm unë, ndoshta evropianët e dinë më mirë”, teksa ka shtuar se është në pritje të vizitës së Presidentit të Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, pas samitit të Ballkanit të Hapur, që do të mbahet në Serbi.

“Kurti është i bindur se do të jetë i suksesshëm. Është një proces që do të vazhdojë. Sigurisht që jemi përballur me atë problem, por duhet të shohim”.

Sipas tij, Serbia është gjithmonë në anën e së drejtës ndërkombëtare në të gjitha rastet dhe kontestet ndërkombëtare dhe se e vetmja politikë zyrtare e Beogradit është respektimi i Kartës së OKB-së dhe i të gjitha rezolutave ndërkombëtare.