Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë të shtunën se është dëshira e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta fusë Serbinë në konflikt me NATO-n, por që sipas tij, ajo rrugë duhet shmangur sepse “nuk ka asgjë më të vlefshme se paqja”.

Vuçiq këto deklaratat i bërë për televizionin Prva ku thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti po kërkon “një arsye të mjaftueshme për marrëzitë, duke dashur ta tërheq Serbinë në një konflikt me NATO-n, por Serbia duhet ta shmangë atë konflikt”.

I pyetur për pretendimet e Kurtit se në vitet 1990, tifozët e Yllit të Kuq filluan trazira që ishin shkëndija për konflikte luftarake dhe se do të vazhdojnë ta bëjnë këtë edhe tani, Vuçiq tha se “konfliktet e luftës tentohen të shkaktohen nga ai që flet për të, jo dikush tjetër”.

“Ne e kuptojmë se ata e perceptojnë Kosovën si të pavarur dhe e injorojnë faktin që qytetarët e Serbisë e shohin Kosovën si pjesë të Republikës së Serbisë”, tha Vuçiq, duke shtuar se duhet kërkuar një zgjidhje kompromisi, por se Kurti nuk dëshiron të të kërkojë zgjidhje, por të dëbojë të gjithë serbët.

Duke komentuar akuzat e bëra nga deputetja dhe kryetarja e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Britanik, Alicia Cairns, për kontrabandën e armëve nga Serbia qendrore në Kosovë dhe pretendimet se agjentët e inteligjencës britanike po hedhin themelet për një luftë në Kosovë, Vuçiq tha se ai nuk mendon se Londra ka arsye për të krijuar një luftë në Ballkan.

Ai bëri të ditur se do të bisedojë me përfaqësuesin britanik për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach dhe se më 18 dhe 19 shtator do të ketë takime në nivele të ndryshme.

Vuçiq ka thënë se Perëndimi e nënvlerëson ushtrinë serbe, e cila tani është 12 herë më e fortë se 10 vjet më parë dhe se nuk është më lojë të sulmosh Serbinë, veçanërisht nga ajri.

“Gjithçka që fluturon sot në Forcën Ajrore Serbe është e armatosur deri në dhëmbë, madje edhe njësitë e transportit”. Vazhdojmë me të gjitha këto”, tha Vuçiq.

I pyetur se çfarë thotë Serbia me këtë, Vuçiq tha se nuk i pëlqen të dërgojë mesazhe dhe se Ushtria duhet të jetë faktor parandalues ​​për ata që do ta sulmojnë Serbinë dhe se sot kushdo që sulmon Serbinë do të paguajë një çmim shumë më të lartë se në vitin 1999.

Tutje Vuçiq ka theksuar se ka folur edhe me presidentin e Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan, për dhurimin e mjeteve ushtarake për Kosovën.

“Kjo është në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare, sepse në Kosovë nuk guxon të ketë ushtri”, ka përfunduar ai raporton N1, përcjellë Dukagjini.com.