Vuçiq: Na presin kohë sfiduese, prandaj duhet të jemi të bashkuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar “kohë të vështira për serbët”, andaj ka kërkuar që të jenë të bashkuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka publikuar një video në Instagram, ku ka shkruar se Serbia është duke u përballur me kohë sfiduese.

Vuçiq tutje ka thënë se për këtë arsyeje, të gjithë duhet të jenë të bashkuar dhe “të mbrojnë interesat e vendit”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe u dëshmua se rezultatet e mira arrihen me këmbëngulje.

“Edhe pse kohët në të cilat jetojmë nuk janë të lehta, shteti nuk e ka harruar njeriun e thjeshtë dhe nevojat e tij. Prandaj, më shumë se kurrë, ne vazhdojmë të ndërtojmë dhe punojmë për restaurimin e rrugëve dhe urave lokale, për t’i dëgjuar problemet dhe idetë e qytetarëve dhe të ecim përpara së bashku pa u ndalur. Na presin kohë të vështira, prandaj duhet të jemi të bashkuar, punëtorë, të mbrojmë interesat e Serbisë dhe të japim kontributin maksimal në zhvillimin e saj”, ka shkruar Vuçiq. 

Ndryshe, Vuçiq dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të takohen në Bruksel më 14 shtator.

 

 

 

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika