Vuçiq: Në Bruksel mund të shkoj vetëm si turist derisa të krijohet Asociacioni

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka deklaruar se nuk mund të shkojë në Bruksel për bisedime me Kosovën, derisa të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Këtë ai e ka thënë pas deklaratës së përfaqësuesit të lartë të BE-së për Politikë të Jashtme e Siguri, Josep Borrell, i cili ka thënë se i ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq për takim në Bruksel.

“Në Bruksel mund të shkoj vetëm si turist, derisa të krijohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar Vuçiq për RTS.

“Ata mund të thonë çfarë të duan, por duhet të ma tregojnë kuptimin. Nuk i kam shmangur bisedimet për asnjë çështje. Por para kësaj, Asociacioni”, ka vijuar ai.

Ndryshe të enjten, kryediplomati evropian, Josep Borrell para nisjes së samitit të krerëve të BE-së ka bërë të ditur se ka ftuar në takim kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq në Bruksel për të shtyrë përpara propozimin e BE-së.

“Propozimi është në tryezë. Unë u kam bërë thirrje dy liderëve që të kthehen në Bruksel – së shpejti, pas disa javësh – në mënyrë që të shtyjnë përpara këtë propozim”, ka thënë Borrell.

Borrell paralajmëron takim në mes të Kurtit dhe Vuçiqit, shkak propozimi evropian

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika