“Vuçiq në burg”, qytetarët serb në veri të Kosovës në mbështetje të protestës në Serbi

Rreth 100 qytetarë serbë kanë mbajtur të premten në veri të Mitrovicës 15 minuta heshtje në nderim të 15 personave që humbën jetën tragjikisht gati tre muaj më parë në Novi Sad, si dhe kundër represionit e torturave politike të regjimit aktual në Serbi.

Në këtë mënyrë ata u solidarizuan me qindra mijëra qytetarë të cilët po marrin pjesë sot në protestën e gjithëmbarshme në Serbi, në mbështetje të studentëve të cilët po luftojnë për një shoqëri më të drejtë dhe më të mirë.

Organizatori i këtij aksioni, Sërgjan Gjorgjeviq, qytetar nga veriu i Mitrovicës, në thirrjen që ka bërë një ditë më herët përmes rrjeteve sociale, ka inkurajuar  bashkëqytetarët e tij për pjesëmarrje në këtë aksion, duke shkruar “Jeta është shumë e shkurtër për ta shënuar frika”.

Në protestë u panë pankarta me mbishkrime “Më së vështiri është ta zgjosh njeriun i cili bëhet sikur flenë”, “dora e përgjakur” dhe të ngjashme, ndërsa u dëgjuan brohoritjet “Vuçiq në burg” dhe “Vuçiq është peder”.

Në anën tjetër, parlamenti studentor i të ashtuquajturit universitet i Prishtinës me seli në veri të Mitrovicës, ka dalë kundër kësaj proteste. “Ai që ju mbështetë, po na vret. Distancohuni nga Kurti dhe të tjerët që duan copëtimin e Serbisë” është titulli i ftesës për studentë nga ana e këtij parlamenti studentor.

Ndryshe, 15 persona patën humbur jetën tragjikisht më 1 nëntor të vitit të kaluar pas shembjes së çatisë në stacionin e trenit në Novi Sad, dhe prej atëherë janë organizuar protesta çdo ditë anembanë Serbisë, duke kërkuar kështu përgjegjësi për rënien e çatisë, ndjekjen penale të përgjegjësve për sulmin ndaj studentëve, si dhe përfundimin e represionit dhe torturave politike të regjimit aktual në Serbi./KP

Shija e redaktorit

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Osmani takon presidenten Keller-Sutter: Zvicra vazhdon të jetë një nga...

Presidentja Vjosa Osmani është takuar me presidenten e re të Zvicrës, Karin Keller-Sutter në kuadër të takimeve që ka me liderë botërorë në konferencën...

Bëhuni pjesë e lojës shpërblyese të shtëpisë botuese “Dukagjini” –...

Shtëpia botuese “Dukagjini” fton të gjithë lexuesit të bëhen pjesë e garës “Review për librat tanë”. Në këtë konkurs, ftohen të gjithë lexuesit e botimeve...

Të fundit nga rubrika