Vuçiq në Moskë për Paradën e Fitores dhe takim me Putinin
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka udhëtuar drejtë Moskës, ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores që do të zhvillohet në Sheshin e Kuq më 9 maj, raporton Sputnik përcjell N1. Kremlini ka njoftuar se Vuçiq do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 80-vjetorin e […]
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka udhëtuar drejtë Moskës, ku do të marrë pjesë në Paradën e Fitores që do të zhvillohet në Sheshin e Kuq më 9 maj, raporton Sputnik përcjell N1.
Kremlini ka njoftuar se Vuçiq do të takohet me presidentin rus, Vladimir Putin, të premten, në kuadër të aktiviteteve që shënojnë 80-vjetorin e fitores ndaj fashizmit në Luftën e Dytë Botërore.
Para nisjes për në Moskë, Vuçiq është takua me ambasadorin rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, për të diskutuar çështje të rëndësishme dypalëshe.
Në këtë udhëtim, kanë qarkulluar spekulime në media serbe se Letonia dhe Lituania mund t’i kishin ndaluar Vuçiqit fluturimin për në Moskë, duke shkaktuar pasiguri për itinerarin e tij ajror. Pavarësisht këtyre spekulimeve, nuk është zbuluar se cilin korridor ajror ka përdorur presidenti serb për të arritur në kryeqytetin rus.
Parada e 9 majit në Moskë do të jetë një ngjarje madhështore, ku pritet të marrin pjesë mbi 20 liderë botërorë.















