Vuçiq në Paris diskuton me Macron-in edhe për pranimin e Kosovës në KiE

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq pas takimit me presidentin francez Emmanuel Macron është shprehur i lumtur për diskutimet e bëra, poashtu është diskutuar edhe për situatën në Kosovë dhe rajon

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka folur para mediave në Paris, duke treguar se takimi i djeshëm me presidentin francez, Emmanuel Macron ka zgjatur tre orë.

Ai thotë se kanë biseduar për Kosovën dhe situatën në  rajon dhe ato biseda sipas tij nuk kanë qenë të lehta.

“Jam mirënjohës Macronit që më dëgjoi. Presidenti Macron e kupton se për çfarë biseduam dhe për çfarë ramë dakord. E keni parë që unë mund të them gjithçka para të gjithëve dhe nuk kam çfarë të fsheh apo të turpërohem sepse them të vërtetën”,tha ai.

Vuçiqit iu kërkua të komentojë nëse kishte diskutuar me Macron-in iniciativën e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës dhe reagimin e tij ndaj vërejtjes së Macron.

“Atë që bëra mbrëmë, pak njerëz do ta bënin. Sepse unë jam një veteran politik, që nuk mendon për veten dhe të ardhmen e tij, por për vendin që drejton. Jetoj me të dhe e di se çfarë kemi kaluar. Mund të dërgoni dikë që të tregojë përralla ose gënjeshtra. Por unë kam qenë aty për 12 vjet në të gjitha bisedimet dhe jam si një enciklopedi për atë që ka ndodhur për 12 vjet, qofshin të dhëna të mira apo të këqija, kjo është tjetër gjë. Nuk ka gjëra të lehta atje. Nuk ka njeri në botë që e di si unë, askush nuk ka marrë pjesë në të gjitha bisedat. Kam ndërruar gjashtë garnitura në Prishtinë. Jam i vetmi që i di të gjitha këto, e di kush çfarë tha, mbaj shënime për çdo bisedë, e di kush më tha diçka, sa herë dikush më tha diçka,” tha Vuçiq.

Ndër të tjera ai shtoi se detyra e tij është të luftojë për vendin e tij.

“Është e mrekullueshme dhe ndihem krenar kur në emër të Serbisë marr pjesë në nderimet që i janë bërë vendit tonë. Faleminderit Macronit sepse më tha se ka besim tek unë, është një lider i madh, kemi biseduar për Kosovën, për Rezolutën në Srebrenicë, për situatën në rajon, do të ketë disa kontakte që lidhen me rajonin”.

Presidenti serb ka potencuar se janë arritur marrëveshje konkrete, ndërsa për aeroplanët luftarakë kontrata pritet në dy muajt e ardhshëm.

“Kam biseduar me Macronin për Kosovën dhe situatën në rajon, nuk kanë qenë biseda të thjeshta, jam mirënjohës që na dëgjoi, folëm për të gjitha vështirësitë tona, mendoj se ia dolëm të shpjegojmë qëndrimin tonë dhe se ai na kuptoi”, tha Vuçiq.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika