Vuçiq: Në zgjedhjet në veri nuk do të marrin pjesë më shumë se 100 serbë
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se vetëm “100 serbë” do të marrin pjesë në zgjedhjet e veriut të Kosovës në 23 prill. Më tutje ai ka bërë thirrje për bojkotin e zgjedhjeve, duke pretenduar se qëllimi i “njerëzve nga Perëndimi” është “t’i detyrojnë serbët” që nuk pranojnë pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë. “Ata […]
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se vetëm “100 serbë” do të marrin pjesë në zgjedhjet e veriut të Kosovës në 23 prill.
Më tutje ai ka bërë thirrje për bojkotin e zgjedhjeve, duke pretenduar se qëllimi i “njerëzve nga Perëndimi” është “t’i detyrojnë serbët” që nuk pranojnë pavarësinë e Kosovës, ta njohin atë.
“Ata e kanë bashkuar popullin serb, kanë bashkuar njerëzit që mendojnë ndryshe. Askush nuk do të shkojë në kontejnerin e policisë dhe të votojë për pushtuesin Albin Kurti, sepse ai zyrtarisht do të jetë Gauleiter pushtues në të katër komunat ose dikush nga partia e Thaçit, dhe është mirë që të gjithë e dëgjojnë këtë”, ka thënë Vuçiq.
I pyetur për të komentuar deklaratën e ambasadorit amerikan Christopher Hill se nuk ka kushte për mbajtjen e zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe Metohisë, Vuçiq tha se Hill është një njeri serioz, një intelektual dhe se e kupton situatën. “Ne nuk pajtohemi gjithmonë me qëndrimet, ata me tonat, ne me të tyren, por edhe pse përfaqëson politikën amerikane, ai është një njeri me mirëkuptim dhe kuptim më të gjerë se shumë dhe ai mund të kuptojë se si janë gjërat”, ka thënë Vuçiq, raporton Tanjug, përcjellë Dukagjini.com.
I pyetur nga një gazetar që të komentojë vendimin e djeshëm të liderit të Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq, për të mos marrë pjesë në zgjedhje.
Vuçiq është përgjigjur duke thënë se “ishte një vendim i zgjuar dhe i mençur”.
Lista Serbe, është partia më e madhe e serbëve të Kosovës, e cila i ka refuzuar të marrë pjesë në zgjedhje, duke bërë thirrje për bojkot.
Lista Serbe është duke kërkuar që të përmbushjen e dy kushteve nga Kosova fillimisht të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe dhe tërheqjen e njësisë speciale të Policisë së Kosovës nga pjesa veriore e vendit.















