Vuçiq: Pas ndërlidhjes me Ukrainën, çështja e Kosovës edhe më e rëndë për t’u zgjidhur

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka thënë se pas ndërlidhjes me Ukrainën, çështja e Kosovës edhe më e rëndë për t’u zgjidhur

Presidenti Aleksandar Vuçiq, pasi bëri betimin në mandatin e dytë si president i Serbisë, 31 maj 2022.

Ndonëse bëri të ditur se qeveria e re e Serbisë do të formohet deri në fund të korrikut, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në kuvend, nuk la pa e përmendur edhe Kosovën.

Pasi bëri betimin e tij si president i rizgjedhur, ai ka thënë se çështja e Kosovës është e lidhur me krizën në Ukrainë.

“E ndërlidhur me krizën në Ukrainë, çështja e Kosovës do të jetë edhe më e rëndë për ne që të zgjidhet”, ka thënë Vuçiq.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, gjatë fjalimit të tij në kuvend

Para se të bënte betimin, Vuçiq u është drejtuar mbështetësve të tij.

“Do të ruaj paqen, stabilitetin, vendin tonë dhe Kosovën”, u ka thënë Vuçiq përkrahësve të tij para se të bënte betimin.

Ai bëri betimin për mandatin e dytë pesëvjeçar në një seancë solemne të kuvendit të Serbisë, para deputetëve, anëtarëve të qeverisë, gjyqësorit, ushtrisë, policisë, bashkësive fetare dhe 75 përfaqësuesve të trupit diplomatik.

Qytetarët e mbledhur jashtë ndërtesës së Parlamentit në Beograd duke ndjekur në një ekran ceremoninë e betimit të Aleksandar Vuçiqit në mandatin e dytë presidencial.

Ndërkaq, një numër i madh i qytetarëve serbë nga komunat veriore të Kosovës, të martën e 31 majit janë nisur drejt Beogradit për t’i dhënë mbështetje presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Siç shkruan e përditshmja serbe “B92”,  me pankarta në duar, serbët e Kosovës janë nisur drejt Serbisë në orët e hershme të së martës.

“President, e gjithë Kosova janë më ty”, “President faleminderit që po e mbron Kosovën”, “Derisa të jetë president Vuçiq, do të ketë serbë në Kosovë”, ishin disa nga pankartat e tyre.

Ndryshe, më 3 prill, në Serbi u mbajtën zgjedhje të rregullta presidenciale dhe të parakohshme parlamentare, si dhe zgjedhje për disa qytete.

Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale në raundin e parë.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Zgjedhor në Serbi, Vuçiç, kishte fituar zgjedhjet presidenciale të tre prillit duke marrë 58.9 për qind të votave.

I dyti, sipas KQZ-së serbe, u radhit kundërkandidati i Vuçiç-it, Zdravko Ponos, me 18.32 për qind të votave.

Partia e Aleksandër Vuçiq, ka fituar bindshëm edhe zgjedhjet parlamentare, duke marrë 42.97 për qind të votave.

Në mbështetje të Vuçiqit, serbët e Kosovës nisen drejt Serbisë

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika