“Një takim i vështirë me pesëshen”, kështu e ka vlerësuar takimin me emisarët perëndimorë presidenti i Serbisë, Aleksnadar Vuçiq.

Më tej ai është shprehur optimist se në Brukseli do të gjendet një rrugëdalje.

“Besoj se në periudhën e ardhshme do të gjejmë një rrugëdalje nga kriza[me Kosovën]”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq ka shtuar se në Bruksel do të këtë takime të rëndësishme.

“Pres takime të rëndësishme në Bruksel në ditët në vijim”, ka përfunduar i presidenti serb në Instagram.