Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Brenda 72 orësh përgjigjemi me masa serioze

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka paralajmëruar “masa serioze” në përgjigje të asaj që ai e cilëson si “sulm brutal” ndaj serbëve në veri të Kosovës, pas mbylljes së institucioneve paralele serbe.

Deklarata e tij vjen pas takimit me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe ambasadorin amerikan, Christopher Hill.

“Serbia është gjithmonë pro dialogut, por ne do të ndërmarrim masa serioze brenda 72 orësh”, ka thënë Vuçiq, duke theksuar se do t’i drejtohet popullit serb me përgjigjen e Serbisë ndaj situatës.

Vuçiq ka akuzuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për “përndjekje” të komunitetit serb në Kosovë.

Ai ka theksuar se më shumë se 5 mijë vende pune janë zhdukur dhe se qytetarët nuk mund të përmbushin obligimet e tyre bazë “për shkak të vendimeve të njëanshme të Kurtit”.

Vuçiq gjithashtu ka kritikuar përfaqësuesit evropianë dhe QUINIT-in, duke thënë se ata japin vetëm kritika pa vepruar për të ndaluar situatën.

“Kurti do shkatërrimin dhe përndjekjen e popullit serb dhe këtë mendoj e kanë të qartë të gjithë. Kur i zhbënë më shumë se 5 mijë vende të punës. Kur njerëzit nuk i kryejnë dot obligimet bazë s’mund të bëjnë asgjë vetëm për shkak të vendimeve të njëanshme të Albin Kurtit, dhe përfaqësues të Evropës e QUINITIT kanë vetëm fjalë qortimi po s’bëjnë asgjë, pastaj pavarësisht në çfarë pozite të vështirë që jeni duhet të ndërmerrni veprime”, ka deklaruar Vuçiq.

Ai ka theksuar se Serbia nuk do të lejojë përndjekjen e serbëve, duke shtuar se ai do të kërkonte takim në Bruksel për të diskutuar situatën, por Serbia nuk është ende gati për një veprim të tillë.

Lajçaku takohet me Vuçiqin në Beograd

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika