Vuçiq pas takimit me Lajçakun: Formimi i Asociacionit është parakusht për normalizimin e  marrëdhënieve

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak.

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është parakusht për normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë presidenti serb, Aleksandër Vuçiq pas takimit me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

njoftimin e presidencës serbe, thuhet se Lajçak dhe Vuçiq kanë biseduar edhe per propozimin evropian dhe hapat e tjerë për normalizimin e marrëdhënieve.

“Presidenti Vuçiq, siç shtohet, theksoi se Serbia është duke punuar me përgjegjësi dhe është e përkushtuar për të negociuar me qëllim të arritjes së kompromisit dhe zgjidhjeve të qëndrueshme të nevojshme për një jetë normale dhe një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët, me kufizime të përcaktuara qartë”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Shqipëria hap kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në...

Shqipëria ka hapur sot kapitujt e fundit të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke përfshirë bujqësinë, sigurinë ushqimore, peshkimin, politikën rajonale dhe dispozitat...

Shqipëria hap grupkapitullin e fundit të negociatave në Bruksel

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot në Bruksel do të marr pjesë në Konferencën e 7-të Ndërqeveritare Shqipëri–Bashkimi Evropian, gjatë së cilës do të...

Të fundit nga rubrika