Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se është e qartë që Kosova nuk do të përmbush obligimin e saj ndaj formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Këtë Vuçiq e ka thënë në një deklaratë për media pas takimit në Bruksel me Kryeministrin Kurti, të ndërmjetësuar nga BE-ja, transmeton RTS.

“Unë do të thoja se jam shumë i shqetësuar, sepse për çështjen kyçe, formimin e Asociacionit është e qartë se Prishtina nuk dëshiron ta përmbushë obligimin. Është e qartë për mua, ne kemi arritur në mur. Ishte e qartë që nga momenti kur u prezantua drafti i statujës”, tha Vuçiq.

Krahas kësaj, i njëjti ka deklaruar se BE-ja doli me propozim, por pala kosovare refuzoi.