Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, është deklaruar pas takimit me  të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Ai është ankuar se Kosova nuk po bën hapa përpara për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“…Mos ta permendi sa mijëra kilometra jemi larg nga formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Prishtinës nuk i shkon mendja që kjo të ndodhë”, tha Vuçiq, raporton REL.