Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pranuar të mërkurën Raportin e Progresit i cili përpilohet nga Komisioni Evropian, për shtetet që pretendojnë të jenë pjesë e Bashkimit Evropian.

“Unë dua që njerëzit në Serbi ta dinë, disa prej tyre duan të flasin për regresion, dhe regresioni është regjistruar vetëm në një fushë, vetëm në qëndrimin tonë ndaj sanksioneve ndaj Rusisë, në përputhjen tonë me deklaratat e BE-së”, ka theksuar i pari i serbeve Vuçiq.

Sipas tij, ky raport është është edhe pozitive dhe negative ai ka treguara se Raporti i Progresit “në aspektin e sundimit të ligjit dhe shumë më pak i favorshëm për sa i përket përafrimit të politikës sonë të jashtme me Bashkimin Evropian”, ka thënë Vuçiq në një konferencë për shtyp me kreun e delegacionit të BE-së në Serbi.

Vuçiq ka deklaruar se gjithçka që është shkruar në raport është e vërtetë, por se “ka gjëra në bazë të të cilave vendimet merren ndryshe”.

“Serbia do të vazhdojë të përparojë në rrugën evropiane, me faktin se për ne integriteti territorial ka një kuptim tjetër se për ta”, ka sqaruar Vuçiq.

Ndërkohë ai ka folur edhe për  kapitullin 35, edhe  dialogun me Republikën e Kosovës, sipas tij, “Serbia nuk shkaktoi ndonjë krizë, në këtë çështje na pret një rrugë e vështirë dhe kam frikë se nuk do të ketë lajme të mira në periudhën e ardhshme”.

Ai ka përfunduar duke thënë se ai është i vendosur që të punojë për qytetarët e Serbisë edhe për këtë do t’i bëjë reformat në mënyrë që të vazhdojë eeuag evropian e Serbisë teksa ka shtuar se ata do të vazhdojmë të punojmë në rrugën evropiane, “ndoshta do të ndryshojmë diçka, ndoshta jo”, raporton N1, përcjellë Portali Dukagjini.