Vuçiq për situatën në veri: Kurti ëndërron të jetë Zelenskyy, ai nuk tërhiqet

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka komentuar situatën në veri të Kosovës dhe ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për veprime provokuese dhe papërgjegjëse. Ai ka thënë se Kurti nuk dëshiron të tërhiqet dhe ëndërron të jetë si presidenti i Ukrainës, Volodimir Zelenskyy

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, duke komentuar situatën në veri të Kosovës, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  “falë veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme, ka shkaktuar pasiguri dhe frikë te serbët, por nuk dëshiron të tërhiqet, pasi ëndërron të jetë Zelenskyy (presidentin i Ukrainës)”.

Sipas botëkuptimi të tij, këto veprime të Kurtit do të sjellin situatë më të rëndë në veri të Kosovës.

“…situata më e vështirë në Kosovë do të vijojë. Diçka që nuk e kemi parë deri më tani, e gjitha kjo falë ‘veprimeve provokuese dhe sjelljes tmerrësisht të papërgjegjshme të Albin Kurtit’. Unë e di se ky (Kurti), i cili shkaktoi gjithçka, nuk dëshiron të tërhiqet, sepse dëshiron dhe ëndërron të jetë një (presidenti ukrainas Vladimir) Zelensky”, ka thënë Vuçiq në një intervistë.

Vuçiq ka theksuar se kishte kontaktuar me disa të dërguar evropianë, të cilët shprehën shqetësimin për situatën e vazhdueshme në Kosovë.

“…kam marrë mesazhe nga disa ambasadorë dhe përfaqësues evropianë që janë shumë të shqetësuar për ngjarjet (në veri të Kosovës), më pyetën se çfarë mendoja, thashë se jam po aq i shqetësuar sa ju dhe shumë më tepër sepse bëhet fjalë për ne”, ka shtuar Vuçiq.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika