Vuçiq publikon fotografi me Ramën: Me mikun tim biseduam për Ballkanin e Hapur

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, nga samiti i BE-së në Tiranë, duke thënë se "Me mikun tim, Edi Rama, diskutova për Ballkanin e Hapur dhe për çështjet tona të përbashkëta"

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama





Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka publikuar një fotografi në rrjetin e tij social në Instagram, me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në margjinat e samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.

“Me mikun tim, Edi Rama, diskutova për Ballkanin e Hapur dhe për çështjet tona të përbashkëta”, ka shkruar Vuçiq.

Ndërkaq, më 1 dhjetor, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur Kurtin “llum terrorist”, duke paralajmëruar edhe mospjesëmarrjen e Serbisë në këtë samit.

Por pavarësisht deklaratave, ai ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij në këtë samit, duke thënë se nëse nuk do të merrte pjesë, do të kishte një dëm të madh për Serbinë.

Më herët, gjatë hyrjes në këtë samit, Vuçiq ka bërë të ditur se Serbia ende nuk ka hequr dorë nga Rusia.

“Serbia është shumë pranë Rusisë, Serbia është vend i pavarur”, ka thënë shkurt ai.

Vuçiq i ka quajtur dezinformata raportimet se Serbia me udhëzimet e Rusisë është duke tentuar të krijojë tensione në Ballkanin Perëndimor.

Ndryshe, samiti në Tiranë është i pari midis Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor që zhvillohet në territorin e një vendi të rajonit që nuk është në BE.

Në këtë samit, BE-ja pritet të kërkojë nga vendet e rajonit që të dëshmojnë përkushtimin e tyre ndaj vlerave të përbashkëta.

Në këtë takim, udhëheqësit e Bashkimit Evropian pritet të zotohen për mbështetje dhe përshpejtim të procesit të zgjerimit të BE-së, me përfaqësues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika